‘Pikaso dhe Ajnshtajni në një bar’/ Premiera që çel sezonin artistik pas mbylljes nga pandemia

16/06/2021 19:54

“Pikaso dhe Anjshtanji në një bar në Paris” është premiera ekskluzive e Teatrit Metropol, e cila çel sezonin artistik teatror pas një periudhe të gjatë mbylljeje nga Covid 19.

Vepra e shkruar nga Steve Martin, do të ngjitet në skenë nga regjisorja Armela Demaj, të enjten. Ky produksion i ri, do të sjellë historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Anshtajnit në fillimin e shek XX, kohë ku do të ndërthuren rikrijimi i elementeve vizual dhe interpretativ me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe.

Të dy personazhet takohen në një mbrëmje në lokalin “Lapin Agile” në Paris. Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori në vitin 1904. Në këtë kohë arritjet e shkencëtareve dhe artistëve ishin ngjarjet më frymëzuese të kohës. Por gjenitë ende nuk kishin arritur famën e tyre ndërkombëtare.

“Në këtë komedi të parë për teatër Steve Martin të mahnit me lojërat e fjalëve dhe të papritura që thyejnë konvencione dhe do t’ju bëjnë të ndiheni si një fëmijë që po zbulon lodra të reja.Kubizmi dhe relativiteti nuk kanë qenë kurrë më parë kaq gallatë”, shkruan New York Times.

Top Channel