24/11 21:42
Ka përfunduar takimi mes Presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë.
Takimi mes tyre u zhvillua në Gjenevë, teksa mediat e huaja shkruajnë se Presidenti Biden është larguar vetëm pak minuta më parë nga Villa La Grange, ku u mbajt takimi mes dy liderëve.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se takimi përfundoi në orën lokale 17:05.
Presidentët Biden dhe Putin pritet të japin konferenca shtypi të ndara.
Ishte Joe Biden ai që e kërkoi takimin e sotëm me Vladimir Putinin, dhe lëvizja e parë duket i takon pikërisht presidentit amerikan.
Të dy liderët zhvilluan takimin të shoqëruar nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit të SHBA, Anthony Blinken.
Top Channel