Skadimi i afatit të armëpushimit, paralajmëron Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore në asnjë mënyrë apo formë Një sondazh i Financial Times ka rrëzuar pretendimet e administratës Trump se gjendja ekonomike e amerikanë u përmirësua gjatë vitit të kaluar.
“A do të thoshit se ndiheni më mirë apo më keq nga pikëpamja financiare, që kur Donald Trump mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025?” ishte pyetja e drejtuar në anketë, ku përgjigja e votuesve të regjistruar ishte e ashpër dhe e drejtpërdrejtë: 53% e tyre thanë se financat në fakt, u janë përkeqësuar që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Pakënaqësia është e dukshme edhe mes votuesve të pavarur, ku 57% deklarojnë se janë më keq financiarisht, ndërsa një e katërta e votuesve republikanë shprehen gjithashtu të pakënaqur. Sondazhi, vjen më pak se tre muaj para zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA dhe tregon se inflacioni dhe kostoja e jetesës po kthehen në çështje të rëndësishme elektorale. Edhe pse inflacioni aktual është 3,4%, më i ulët se në periudha të caktuara të mandatit Biden, votuesit amerikanë duket se kanë më shumë besim te demokratët për menaxhimin e inflacionit dhe kostos së jetesës.
Për herë të parë, demokratët kanë avantazh edhe në çështjet e punësimit dhe ekonomisë, fusha që tradicionalisht kanë favorizuar republikanët. Rezultatet përbëjnë një sinjal shqetësues për Trumpin dhe republikanët, pasi gjendja ekonomike dhe kostoja e jetesës mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.
Top Channel