Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë
16/08/2026 22:39
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Të gjithë janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Top Channel