“I pari që më bën kompliment në takim”/ Samiu “zbërthen” Lindën: Babai më ka mbyllur derën kur isha në kushte të vështira ekonomike

16/06/2021 18:29

Në një takim me trëndafila, Samiu duket se ka zbërthyer Lindën, e cila u shfaq tepër e buzëqeshur dhe e lumtur nga komplimentet e tij.

Samiu ka hapur sërish historinë e Lindës me babain, i cili e ka refuzuar që kur ishte fëmijë. Më pas, Samiu e komplimentoi për sytë dhe Linda i tha se është i pari që e komplimentoi në takimin e parë.

Samiu: Jam shumë i kënaqur që jam këtu dhe kam pak ankth. Këtë takim e kam pritur për një kohë të gjatë. Unë vij nga Ulqini, një vend bregdetar, a do të jetë Linda ai limani i qetë për mua? Ti e preke temën e babait, si ka funksionuar Linda e vogël.

Linda: Nuk e ke pasur asnjëherë, e kam kërkuar kur kam qenë e vogël. Kam qenë në kushte të vështira ekonomike dhe më mbylli derën, më tha “nuk të njoh”. Këto për mua kanë qenë goditje që më kanë forcuar, nuk më kanë lënduar.

Samiu: Njeriu është i fortë si guri ndaj më intereson ballafaqimi me nënën time se keni shumë pika të përbashkëta. Sytë i ke shumë të bukur.

Linda: Je i pari që më bën kompliment në takim. E vlerësoj shumë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel