29/11 23:02
Sara dhe Atdheu janë një nga çiftet më të komentuara të “Për’puthen”.
Ata herë janë bashkë, pastaj ndahen, e sërish së bashku, duke i bërë lëmsh fansat e tyre.
Një ditë më parë, teksa disa nga ish-konkurrentët e “Për’puthen” ishin në qytetin e Shkodrës, ku po mbaheshin audicionet për sezonin e ardhshëm, ata u shfaqën shumë pranë njëri-tjetrit.
Kështu Sara dhe Atdheu treguan se janë rikthyer me njëri-tjetrin e dukeshin të lumtur bashkë.
Së fundmi, Sara ka ndarë me ndjekësit disa foto në profilin e saj në “Instagram”, ku nuk ka munguar as komenti i Atdheut. Ai i shkruan: “E imja”, duke konfirmuar edhe njëherë se ata janë të dashuruar.
Top Channel