Eksportet, 97 mln euro më shumë/ Rritje e eksporteve shqiptare drejt Spanjës, Italisë dhe Kosovës

16/06/2021 19:48

Eksportet shqiptare janë zgjeruar ndjeshëm edhe gjatë majit duke kaluar edhe nivelet e para krizës.

Sipas Instat, muajin e kaluar arritën në 33 miliardë lekë, rreth 97.5 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Edhe si raport 5-mujor bilanci i tregtisë së jashtme ka rezultuar pozitiv sipas Instat, pasi vlera e mallrave “Made in Albania” të eksportuara jashtë vendit arrit në 142 miliardë lekë, rreth 40 miliardë lekë më shumë se janar-maj 2020, ku rritja më e madhe është vërejtur me shtete si Italia, Kosova dhe Spanja.

Ndikimin më të madh në ecurinë e eksporteve e ka dhënë grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve që kanë parë një rritje me 13.7%, ndjekur nga mineralet dhe lëndët djegëse eksportet e të cilave u rritën me 11.6% gjatë këtyre 5-muajve.
Eksperti për ekonominë Gent Beqiri shpjegon faktorët që kanë çuar në rritjen e fortë të eksporteve.

Me gjithë përmirësimin në maj, grupi më i madh eksportues në vend, tekstile dhe këpucë po rikuperohet me ritme më të ngadalta. Sipas Instat fasonët eksportuan këtë 5-mujor 45.6 miliardë lekë, rreth 60 milionë euro më shumë se krahasuar me janar-maj 2020.

Paralelisht, edhe importet janë zgjeruar duke rritur në fund të majit në 287 miliardë lekë, nga 219 që ishin në fund të periudhës 2020, ndikuar së tepërmi nga mallrat e importuara në makineri e pjesë këmbimi si dhe materiale ndërtimi.

Top Channel