Ergi Dini,këngëtari i talentuar nga Shkodra, humbi jetën 5 vite më parë nga një aksident rrugor. I riu u shua në moshën 22-vjeçare, por familja e tij po mban gjallë kujtimin e tij.

Pak orë me parë, motra e të ndjerit, Barbara Dini njoftoi se është publikuar kënga e fundit që Ergi Dini realizoi vetëm pak muaj para se të ndërronte jetë.

Kënga mban titullin “Loco” dhe sapo është publikuar në kanalin e Barbarës në Youtube.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donte të dëgjonit diçka të re nga AI!“, ka shkruar Barabara Dini në një njoftim në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel