Një incident i pabesueshëm ndodhi mbrëmë në Chalandri dhe përfundoi në plagosjen e një gruaje, si dhe një oficeri policie.
Një boksier amator, i cili dyshohet se ishte në gjendje të keqe psikologjike shpërtheu kundër nënës së tij në mënyrë mjaft të dhunshme. Jo vetëm që e ngacmoi, ofendoi dhe e goditi, por në një moment ai e sulmoi atë me grushte dhe shkelma sikur të ishte kundërshtari i tij në ring, shkruajnë mediet greke.
Denoncimin në polici e bënë fqinjët e familjes. Brenda pak minutash, të paktën dy makina patrullimi mbërritën në vendin e ngjarjes dhe oficerët e policisë u përpoqën të ndërhyjnë dhe të mobilizojnë boksierin, por ai filloi t’i kërcënonte se do t’i godiste nëse i afroheshin.
Dhe kështu bëri. Një oficer që tentoi ta kapte ai e goditi, duke e plagosur në kokë dhe u dërgua menjëherë në spital. Në përfundim boksieri u mobilizua me ndihmën e forcave të forta të policisë dhe u dërgua në Komisariat.
Top Channel