Kjo nuk shihet shpesh! Tre Ferrari përplasen ‘kokë më kokë’ (VIDEO)

15/06/2021 17:31

Këto pamje mund të jenë shqetësuese për adhuruesit e veturave sportive.

Tre ‘Ferrari’ që ishin drejtuar për në eventin “CF Charities Car” u përfshinë në një aksident.

Shoferi i Ferratir 488 GTB i zi përplasi veturën e tij dhe papritmas u kthye në korsinë qendrore duke goditur një tjetër Ferrari dhe nuk mbaron me kaq! Një tjetër përplasje dhe gjejeni çfarë… me një tjetër Ferrari të zezë 458 Italia.

Gjithçka u filmua nga një McLaren 600LT, i cili ndoqi Ferrarin nga mbrapa, por arriti të ndalet në kohë.

Top Channel