Analisti Dritan Hila ka thënë se në momentin që Albin Kurti do të ulet në bisedime me palën serbe duhet të ketë një platformë serioze.
I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Hila u shpreh se nëse Kurti do kërkojë përplasje me Serbinë, mund të humbasë dhe në të njëjtën kohë rrezikon të humbasë edhe përkrahjen e perëndimit.
Hila: Kurti kur ulet në bisedime të ketë një platformë serioze. Nëse do ta çojë në mënyrë konfliktuar, përplasje mur kundër murit nuk do ketë rezultat. Duke djegur një taktikë të tillë mund të përfundosh që të humbasësh përkrahjen e perëndimit.
Është në favor për ne dhe që në këtë moment në SHBA është Biden, një ekip që e njeh problematikën e Kosovës, por ne nuk duhet të shpërdorojmë impenjimin e tyre.
Po erdhëm në atë moment atëherë do ketë problematika dhe do të fitojë pala serbe në raport me ne.
Top Channel