“Më dhunuan në prani të komisionerëve”/ Vëzhguesja e Shehaj denoncon: Po bëhesha pengesë për parregullsitë në votim, ja inskenimi që bënë

13/06/2021 22:56

Enkeleda Çela, vëzhguesja e Agron Shehaj në njësinë për zgjedhjet për kryetar të PD, në një status në facebook thotë se ndaj saj sot është ushtruar dhunë fizike dhe është përjashtuar nga procesi me urdhër të kryetarit të degës.

Ajo flet për një situatë të inskenuar sipas saj për ta nxjerrë atë jashtë: Jam perjashtuar nga procesi me urdher te kryetarit te Deges 5,Cim Babasi,i cili ka ushtruar edhe dhune fizike ndaj meje ne prani te komisionereve dhe personave te tjere qe prisnin te votonin.Me urdher te tij komisioni mori vendim per te me perjashtuar per shkaqe komplet te sajuara dhe jo per shkakun e vertete qe ishte se Po behesha pengese per parregullsite ne votim.
Eshte mbyllur procesi I votimit pasi refuzova te dal jashte dhe kane mbyllur votimin dhe deren e komisionit duke me detyruar me pas edhe te dal jashte.
Kane inskenuar me ane te administratores se pallatit ne te cilin ndodhet zyra e Deges duke futur ne qendren e votimit ate dhe persona te tjere te panjohur krejtesisht per mua me sebepin se Po behet shume zhurme nga Ana ime dhe Po shqetesoja banoret.Kam dale nga zyra dhe kam pritur por pa rezultat qe te fillonte procesi I votimit por me kerkesen e z.Albana Vokshi ne cilesine e te derguares se Jemin Gjana’s per te zgjidhur situaten u largova bashke me te dhe jam mbajtur ne menyre tinzare derisa procesi filloi pa pranine time dhe me urdher edhe te saj une Nuk u lejova te vazhdoj detyren dhe procesi te kompromentohet sepse Nuk ishte bere zevendesimi sipas procedures me nje perfaqesues tjeter!

Ndërkohë edhe më herët sot gjatë ditës Shehaj denoncoi faktin se në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e tij po përjashtoheshin, po ndalohen ose pengoheshin të monitorojnë procesin e votimit.

Postimi i Enkeleda Çela

Te nderuar miq e mikesha te mia!
Te gjithe e dini perkushtimin tim dhe mbeshtetjen time te pakufi ndaj PD qe nga dita e themelimit te saj.Per fat te keq dua sot te ndaj me ju nje ngjarje te paprecedent ne procesin e votimit per garen per Kryetar te PD ku une isha ne cilesine e perfaqesueses se Agron Shehaj ne komisionin e votimit prane Deges se PD Nr.5.
Ka ndodhur e pabesueshmja dhe e pa ndodhura ndonjehere edhe ne votimet ne 25 prill ku pretendohet se u bene njemije e nje te zeza!!!
Jam perjashtuar nga procesi me urdher te kryetarit te Deges 5,Cim Babasi,i cili ka ushtruar edhe dhune fizike ndaj meje ne prani te komisionereve dhe personave te tjere qe prisnin te votonin.Me urdher te tij komisioni mori vendim per te me perjashtuar per shkaqe komplet te sajuara dhe jo per shkakun e vertete qe ishte se Po behesha pengese per parregullsite ne votim.
Kam reaguar ne menyre qytetare dhe te permbajtur per te mbrojtur dinjitetin tim dhe te asaj cfare une perfaqesoj por ishte teresisht e pamundur.
Eshte mbyllur procesi I votimit pasi refuzova te dal jashte dhe kane mbyllur votimin dhe deren e komisionit duke me detyruar me pas edhe te dal jashte.
Kane inskenuar me ane te administratores se pallatit ne te cilin ndodhet zyra e Deges duke futur ne qendren e votimit ate dhe persona te tjere te panjohur krejtesisht per mua me sebepin se Po behet shume zhurme nga Ana ime dhe Po shqetesoja banoret.Kam dale nga zyra dhe kam pritur por pa rezultat qe te fillonte procesi I votimit por me kerkesen e z.Albana Vokshi ne cilesine e te derguares se Jemin Gjana’s per te zgjidhur situaten u largova bashke me te dhe jam mbajtur ne menyre tinzare derisa procesi filloi pa pranine time dhe me urdher edhe te saj une Nuk u lejova te vazhdoj detyren dhe procesi te kompromentohet sepse Nuk ishte bere zevendesimi sipas procedures me nje perfaqesues tjeter!
E deklaroj kete me pergjegjesi te plote dhe kam deshmitar Zotin qe po them vetem te verteten!
Dhe te vertetes do I shkoj deri ne fund!
Keshtu jam e edukuar,ju me njihni!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA