“O e bëjnë këta, o ky vend nuk bëhet”/ Rama thotë para socialistëve sfidën e mandatit të tretë: T’i japim provën që ky vend bëhet!

12/06/2021 19:53

Kryeministri Edi Rama ka treguar se qëllimi i Partisë Socialiste në mandatin e tretë është të vërtetojë shprehjen e shqiptarëve që sipas tij thonë: “O e bëjnë këta, o ky vend nuk bëhet”.

Rama është shprehur se vetëm një hije e hollë i ndan mes lavdit dhe turpit dhe pjesën tjetër ia dedikoi opozitës, për të cilët tha se e kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit pasi hallet, problemet dhe shpresat e shqiptarëve nuk janë të ndara.

Rama: Është e rrallë në historinë e zgjedhjeve në Europë por nuk është si kupa e kampionëve, as si kupa e botës. Kur fiton kupën e arrite, e fitove, kur fiton zgjedhjet vetëm more të drejtën që të shërbesh dhe thjesht tu dha mundësia që të vazhdosh luftën për atë që të dha atë të drejtë. Me PD do të debatojmë sa të mundemi e kur të mundemi për politikat që i duhet vendit.

Ndërsa për politikën e ezauruar, do të jemi në distancë higjenike kudo që është shfaqur. Ka plot që mund të furnizojnë me atë lloj politike klubet mediatike dhe të gjitha kanalet e portalet. Ne kemi kaq shumë sfida dhe kemi marrë përsipër një gjë kaq të madhe sa një fije e hollë na ndan mes lavdisë dhe turpit, një fije shumë e hollë.

Opozitën nuk e zgjedhim vetë, e zgjedh populli dhe ne kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit se hallet, problemet e shpresat nuk janë ndarë në halle të majta e të djathta, por janë njerëzore njësoj si shpresat dhe ëndrrat e të gjithë atyre. Duke jetuar të ndarë në sherrin e pandalur, ne thuajse kemi harruar njerëzoren. Ne së bashku me ata që organizojnë cirqet, kemi infektuar tërë dynjanë, jemi futur në çdo shtëpi dhe mbi të gjitha kemi dhënë në sytë e çdo fëmije shembullin më të keq të mundshëm.

I thotë fëmijës kjo nuk bëhet, kjo nuk bëhet, kjo nuk bëhet. Nëse politikanët bëjnë punë hajdutësh, jemi të gjithë njerëz dhe shqiptarë dhe duhet të bëjmë të pamundurën që të jetë më e mira e mundshme për Shqipërinë ndërsa ne jemi njerëz dhe shqiptarë dhe kemi një të mirë për Shqipërinë që quhet PS. Prandaj shumica dërrmuese e shqiptarëve thonë “O e bëjnë këta, o ky vend nuk bëhet”. Le t’i japim shqiptarëve provën që ky vend bëhet.  Nëse ne do të bëjmë sot atë që duhet, nesër do ta duan Shqipërinë jo vetëm prej gjakut, por edhe prej kushteve që jetojnë në Shqipëri. Kjo është sfida për mandatin e tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA