Mianmar, shkon në 860 numri i viktimave në protestat kundër grusht shtetit

12/06/2021 02:44

Në Mianmar që nga grushti ushtarak numri i civilëve që humbën jetën si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë kundër kundërshtarëve të grushtit të shtetit u rrit në 860.

Sipas raportit të Organizatës për Ndihmën e të Burgosurve Politikë në Mianmar (AAPP), në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2 viktima tjera civile.

Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 860, numri i njerëzve në paraburgim shkoi në 4.804, dhe u lëshua urdhër arresti për 1.936 persona.

Top Channel