Mesazhi i Fatos Nanos në Kongres: E gëzofshi përvjetorin e pjekurisë, me Edin dhe me bekimin e Zotit do qëlloni në shenjë

12/06/2021 18:15

Lideri historik i PS, Fatos Nano edhe pse jo i pranishëm, fizikisht në Kongresin e PS, ishte aty me një reagim.

Në 30-vjetorin e PS, ai tha se PS ka qenë gjithmonë një forcë që ka punuar që vendi të ecë para, dhe duke ju drejtuar kryeministrit Rama , tha se PS duhet të vazhdojë punën për Shqipërinë evropiane.

Fatos Nano: Të dashur bashkëmoshatar kështu ju quaja në vitet e para kur e bëmë PS forcë të parë progresiste , ky është një pervjetor që na jep krenari të gjithëve , kemi ditur të përtërijmë vetveten dhe duke ecur me hapin e kohës, prandaj jemi sot e vetmja forcë që mendon globalisht dhe vepron lokalisht.

Përshendetje Edi ta kalojmë stafetën te etërit dhe bijët, tek forca që po europianizon Shqipërinë, jemi infektuar nga epidemitë e tranzicionit po i kemi bërë ballë, fitorja e trete është frymëmarrje re përtëritëse, jam gëzuar si asnjëherë më parë për këtë fitore, le të vazhdojmë reformat kundër korrupsionit, ky është misioni ynë, të ecim para me integrimin, dhe sfida jonë me vetveten.

Pa arritur këtë gjithçka do të mbetet punë e papërfunduar. Kam besim që me Edin dhe me bekimin e zotit do e arrini, e gëzofshi përvjetorin e pjekurisë qëllofshi gjithmonë në shenjë.

Top Channel