Kongresi i PS/ Ruçi përlotet, përshëndet edhe Metën, nuk harron as Nanon: Me fat që kemi Ramën lider

12/06/2021 18:50

Gramoz Ruçi nga 9 shtatori nuk do jetë me pjesë e politikës, siç ai vetë njoftoi në Kongresin e PS.

Ruçi ndër të tjera në fjalën e tij, ndërsa kujtoi gjithë figurat kryesore të PS, nuk la pa falenderuar dhe presidentin Ilir Meta, të cilin pak ditë më parë mazhoranca e shkarkoi, ndërsa në klipin e PS, ai u përfaqësua vetëm me një episod nga kaseta e të ndjerit Dritan Prifti.

Ai e falenderoi Metën duke përmendur emrat e parë që trokitën në derën e PS, ndërsa përshëmdeti edhe Fatos Nanon dhe sigurisht nuk harroi as kryeministrin Edi Rama.

“Nano jemi shumë krenar për ty për shumë gjëra, se shumë kush i thotë vetes politika, po as kush as nga ne as kundërshtarët nuk thotë dot që ti s’je politikan, jemi krenar që të kemi pas kryetar për 14 vite, askush s’thotë dot që ti nuk je intelektual, siç thashë që në fillim që shumë socialistë janë përsekutuar , vetëm ti bërë 4 vite burg vetëm se ishe kryetari jonë.

Mbi të gjitha aso kohe ne përballuam dhe luftën e Kosovës, përherë të parë tejet të civilizuiar në 2005 u pranua humbja dhe u dha dorëheqja e Nanos dhe këtë e bën vetëm një parti e civilizuar.

I dashur Edi të kujtohet 2003 kur shprehe ambicien për tu bërë kryetari jonë, shumë dyer tu mbylle, po qëndrove stoik se ti e dije mirë që të bëhesh lider s’mjafton vetëm ambicia dhe dëshira po duhet patjetër dëshira dhe dashuria dhe atyre që ti do të bëhesh kryetar, ja ku jemi sot, kaq krenar, me 3 mandate rresht fitimtare .

I fundit sukses është dhe vendimi i djeshëm që vendi ynë ulet në këshillim e sigurimit mes 5 të mëdhenjve të botës, baza e këtij suksesi është kjo familje politike, që në këtë periudhë të dytë jo vetëm që su vyshk por u rrit dhe u emancipua kemi 112 mijë anëtarë, 35 përqind e kryesisë jonë janë shoqe.

Baza e suksesit ka qenë dhe Rama, ne ndiejmë organizimin, kjo i bën kundërshtarët tanë të sulmojnë me pathos.
Kur flasim për lider jemi me fat se kemi një lider me vizion, ambicie, tërë energji, këmbëngulës, të vendosur, dhe i maturuar, ndaj 3 mesazhe kam: ta ruajmë këtë frymë, ta forcojmë këtë organizim si forcë dhe familje politike dhe të mbështesim pa kursim lidershipin e kryetarit Rama.

Top Channel