Hapen fluturimet Tiranë-Toronto, Rama: Së shpejti edhe linjën direkte drejt SHBA-së, në fund të kësaj dekade kalojmë 100 mijë pasagjerë
Partia Socialiste feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj.
Kongresi i Partisë Socialiste, nisi në stadiumin “Air Albania”, me luajtjen e himnit kombëtar.
Pas himnit menjëherë më pas në led wallin kryesor nisi të transmetohej historia se si u formua PS, ku rrëfejnë edhe disa nga figurat kryesore të saj në vite.
Fitorja e zgjedhjeve të 25 prillit mund të konsiderohet si kulmi i suksesit të Partisë Socialiste, pasi për herë të parë për një forcë politike në 30 vite pluralizëm, merr tre mandate qeverisëse rresht.
Në pjesën e dytë të Kongresit, do të prezantohet vizioni i socialistëve “Shqipëria 2030” nga kryeministri Edi Rama, në të cilin do të ketë të detajuar edhe piketat e programit qeverisës në mandatin e tretë 2021-2025.
Top Channel