‘Gjiro Classica’ një duo në piano,edicioni i parë në kalanë e Gjirokastrës

12/06/2021 17:40

Gjiro Classica një duo në piano me pjesë klasike të njohura realizoi edicionin e saj të parë në kalanë e Gjirokastrës.

Pianistet Mimoza Çabeli dhe Kristina Petrollari që ideuan eventin synojnë edukimin me muzikën klasike gjatë mbrëmjeve të verës në qytet. Muzika klasike është një aspekt i munguar i jetës publike megjithëse Gjirokastra ka një traditë të hershme të shkollave të artit.

Gjiro Classica solli në edicionin e parë pjesë nga Bach, Beethowen, Schubert, Rachmaninoff, Tchaikovsky, Brams dhe kompozitorë të tjerë. Programi ishte ndërtuar me ritëm dhe pjesë të njohura si Vallet Hungareze, Polka italiane apo pjesë nga “Vallja e Zanave” tek baleti “Arrëthyesi”.

Ky ishte eventi i parë i muzikës klasike për këtë vit dhe ngjarja rikthehet në kala pas një mungese të gjatë.

Top Channel