Tension në Balltik, bombarduesi rus Su-30 ndjek këmba-këmbës F 35-sat e Natos

11/06/2021 17:27

Tensionet në ajër nuk mungojnë, sidomos kur është fjala për Rusinë. Veprimet e Nato-s, sidomos në kufirin e saj, ajo i sheh si kërcënim dhe nuk humbet asnjë rast për të reaguar.

Dislokimi i parë i gjuajtësve amerikanë F-35A me forcat e NATO-s në Europën Lindore u bë shkas për një incident mes patrullës ajrore dhe një bombarduesi rus Su-30SM, i cili i është vënë pas. F35-sa i përfshirë në atë mund të shihet si një lloj konfrontimi në ajër, u diskolua nga forcat ajrore italiane i nisur nga baza e Amendolas, një njësi kjo që operon me F35 që prej vitit 2016.

Avionët, të parët  e këtij lloji në Europë me kapacitet operacional, mbërritën në 30 prill në Estoni, e cila ndan kufijtë me Rusinë. Patrulla e mori misionin nga njësia gjermane e gjuajtësve Eurofighter, e cila kishte qenë më parë e stacionuar atje. Por një F35 i ekipit Italian u pikas Su-30S rus një ditë më parë. Bombarduesi rus iu vu pas avionit F35 duke e ndjekur nga afër deri sa u mbërriti sipas tij në një distancë sigurie. Qëllimi ishte sipas zyrtarëvë rusë, të garantohej paprekshmëria e kufijve të vendit të tyre.

Ndërkohë ekspertët ushtarakë thonë se zhvendosja e F35-save kanë pranë kufirit të Rusisë mund të nxjerrë në pah dhe një dobësi të mundshme- faktin që i ofron Moskës mundësinë të mësojë më shumë rreth avionit të ri dhe ta studiojë më me kujdes profilin e këtij mjeti, në të cilin Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë duke e kthyer në programin më të shtrenjtë të armëve ne histori.

Top Channel