Takimi i parë Biden-Johnson/ Presidenti amerikan në Londër për samitin e G 7

11/06/2021 01:21

Kryeministri britanik Boris Johnson priti presidentin amerikan Joe Biden në takimin e tyre të parë kokë më kokë, në prag të samitit të liderëve të G7 në Cornwall, në jugperendim të Britanisë.

Në samit Biden e Johnson do të tentojnë të sheshojnë diferencat politike për çështje si ndryshimet klimatike, udhëtimet ndërkombëtare, konfliktet separatiste në Irlandën e Veriut.

Presidenti amerikan dhe gruaja e tij Jill do të qëndrojnë në një prej apartamenteve me pamjet e mahnitshme të gjirit Saint Ives Bay në një nga suitat e krahut perëndimor të kompleksit. Ndërkohë liderët e G7 po qëndrojnë në një kështjellë të shekullit të 18-të në Cornwall të Britanisë.

Ky është udhëtimi i parë i Biden në Europë. Pas takimit të G7, javën e ardhshme ai do të jetë në samitin e liderëve të NATO-s në Bruksel, ndërsa në Gjeneve do të ketë edhe takimin e parë me Petsidentin Rus, Vladimir Putin.

Për takimin dhe mikpritjen Biden bëri një postim në Facebook.

Top Channel