Me 15 qershor Kosova dhe Serbia pritet te ulen përballë njëra tjetrës me ndërmjetësimin e BE-së. Shqiptarët e Luginës se Preshevës kërkojnë të jene pjesë e dialogut.
Ardita Sinani: Çështja e luginës se Preshevës duhet te jete ne tryezën e bisedimeve Kosove Serbi përmes përfaqësuesve te vet qofte direkt apo indirekt.
E sapo zgjedhur në krye të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani është e hapur për të gjitha skenarët.
Ardita Sinani: Prioritet te jemi ne tryezën e bisedimeve. Por nëse ne bisedime flitet per çështje te reciprocitetit ose per realizimin e te drejtave te serbeve ne Kosove pse te mos te realizohet te drejta te njëjta per shqiptaret qe jetojnë ne Serbi. Te jete reciproke realizimi i te drejtave. Po ashtu nëse shfrytëzohen modalitetet a autonomisë territoriale atëherë i njëjti modalitet te shfrytëzohet edhe per ne. Nëse diskutohet per rikorrigjimin e kufijve ne jemi te gatshëm te pranojmë bashkëngjitjen e luginës se Preshevës si tërësi me Kosovën.
Kërkesat për Tiranën dhe Prishtina zyrtare janë konkrete. Koordinim të qëndrimeve për krijimin e një organi te posaçëm per shqiptaret e Preshevës sic e ka Serbia per serbet ne Kosove.
Ardita Sinani: Organ ne kuptimin qe jo vetëm te jete me plan konkret me programe konkrete ose vije buxhetore por një organ qeveritar qe te merret kryesisht me problematiket e shqiptareve te luginës se Preshevës.
Domosdoshmëri e kohës, për zonjën Sinani është edhe krijimi i një konsullate shqiptare.
Ardita Sinani: Një konsullate shqiptare ne lugine e uroj qe te realizohet kudo te hapet është domethënëse dhe jetike. Lehtëson shine është domosdoshmëri e kohës. Është kërkese e jona shume e arsyeshme
Shqiptaret e Luginës se Preshevës përballen me shume probleme. Kryetarja e sapo zgjedhur pranon se pozitat e tyre kanë degraduar vitet e fundit.
Ardita Sinani: Shqiptaret diskriminohen ne shume sfera, përpos problemeve sociale dhe ekonomike përballemi me te drejtën themeltare, te rinjve tanë nuk i njihet diploma dhe detyrohen te marri rrugët drejt Europës ne Shqipëri Kosove apo gjetiu. Mos integrimi ne institucione shtetërore. pozitat e shqiptarëve, janë më të vështira se ne vitet 70.
Top Channel