Përmbyllen takimet me FMN-në/ Ministrja Denaj: Në 5-mujoritn e parë të vitit, rreth 20% më shumë të ardhura se një vit më parë, kemi dalë mbi planin

11/06/2021 18:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Denaj, zhvilloi sot takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Yan Sun.

Ky mision filloi në datë 7 qershor dhe përfundoi ditën e sotme. Gjatë misionit u diskutuan çështje të rëndësishme të financave publike dhe ekonomisë së vendit.

Denaj u shpreh se financat publike në vend kanë ecur sipas parashikimeve të qeverisë:
Ecuria tërësore e financave publike ka vijuar të qëndrojë brenda parashikimeve të bëra nga qeveria shqiptare për këtë vit, si një vit i rimëkëmbjes dhe vaksinimit”.

Më tej, u diskutua për zhvillimet makroekonomike dhe fiskale, financat publike, kryesisht mbi pritshmëritë fiskale, mbi realizimin e parametrave buxhetore të këtij viti dhe pritshmëritë për elementët kryesorë të buxhetit të periudhës afatmesme.
Pas tremujorit të fundit të vitit 2020, ku rritja ekonomike u rikthye në trendin pozitiv, gjatë vitit 2021 ekonomia vlerësohet të ketë ecur në linjë me parashikimet fillestare, me një rritje vjetore prej rreth 5.5%. Statistikat e ekonomisë tregojnë për një trend të qartë, të fortë rritës të besimit dhe perceptimit të agjentëve ekonomikë për ecurinë e aktivitetit ekonomik si dhe pritshmëritë e tyre në të ardhmen e afërt. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ruan një parashikim të përafërt në rreth 5.3% të rritjes”.

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat gjatë 5-mujorit të parë të vitit kanë qenë rreth 20% më shumë se sa një vit më parë, dhe madje dhe rreth 2.5% mbi planin e periudhës.

Qeveria Shqiptare ka përmirësuar procedurat e rimbursimit të TVSHsë, ku edhe gjatë vitit të pandemisë janë rimbursuar rreth 16. 5 miliardë lekë. Angazhimi i Qeverisë është që procesi i rimbursimit të TVSH-së të jetë automatik prej vitit 2023, thuhet në njoftimin për shtyp.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel