Përballja me Kinën, SHBA ndërton 80 destrojerë të rinj!

11/06/2021 14:09

Teksa tensionet me Kinën në rrafshin politik dhe atë ekonomik janë shtuar, SHBA konsideron se duhet të jetë e përgatitur edhe në planin ushtarak për një përballje të mundshme me rivalin e fuqishëm.

Është konfirmuar së fundi se marina amerikane ka nisur punën për krijimin e një gjenerate të re destrojerësh me raketa të komanduara. Bëhet fjalë për rreth 80 të tillë. Luftanijet e reja pritet të përbëjnë shtyllën kurrizore të flotës vendase në të ardhmen e do të jenë një variant i përmirësuar me nivele të larta automatizimi krahasuar me të tjerat.

Aktualisht SHBA kanë flotën më të madhe të destrojerëve dhe kryqëzorëve në botë, duke përfshirë këtu 22 kryqëzorë Ticonderoga, 68 destrojerë Arleigh Burke Class dhe dy destrojere Zumwalt. Nga këta, vetëm Zumwalt janë modele të pas Luftës së Ftohtë, me një performancë që ka lënë për të dëshiruar dhe një çmim prej 7 miliardë dollarë – gati shtatë herë më shumë se çmimi i një shkatërruesi të rregullt.

Pritet që klasa e re e destrojerëve të gjeneratës së ardhshme do të zëvendësojë ngadalë flotën e Arleigh Burke dhe Ticonderoga, ndërsa Zumwalti problematic ka gjasa të dalë në pension të parakohshëm.

Top Channel