Merkel vlerëson zhvillimet në situatën e COVID-19

11/06/2021 03:36

​Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi sot situatën e COVID-19 në Gjermani, ndërsa pritet të nisë pajisja e të vaksinuarve kundër virusit me certifikatat dixhitale.

“Zhvillimi është jashtëzakonisht i kënaqshëm tani për tani, përsa i përket numrit të rasteve COVID-19″, tha Merkel pas këshillimeve me kryeministrat e 16 landeve. “Përpjekjet e muajve të fundit ia vlejtën, por COVID-19 nuk është zhdukur ende”, shtoi kancelarja.

Komentet e saj vijnë ndërsa niveli i incidencës shtatëditore në Gjermani ra nën 20 për 100 000 banorë për herë të parë në tetë muaj.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn njoftoi pajisjen graduale me një prove dixhitale të vaksinimit, në mënyrë që t’u lejojë personave të vaksinuar plotësisht disa përjashtime nga kufizimet aktuale.

Top Channel