Mbi 2,26 miliardë vaksina janë dhënë në të gjithë botën

11/06/2021 02:42

Mbi 2,26 miliardë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë dhënë deri tani në të gjithë botën, treguan shifrat e përpiluara nga faqja e interentit “Our World in Data”.

Kina kryeson numrin global me mbi 824,86 milionë vaksinime, e ndjekur nga SHBA me 304,75 milionë.

India ka administruar 236,86 milionë vaksina, Brazili 74,81 milionë, Mbretëria e Bashkuar 69,25 milionë, Gjermania 57,89 milionë, Franca 40,84 milionë, Italia 39,89 milionë, Meksika 35,17 milionë dhe Rusia 31,61 milionë.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i të vaksinave të dhëna nuk është i njëjtë me numrin e individëve të vaksinuar plotësisht.

Top Channel