“Lufta apokaliptike e gripit”/ The Sun: Kina po krijon bomba bakteresh!

11/06/2021 15:37

Kina mendohet se prej dekadash të tëra ka kryer kërkime të paligjshme për armë biologjike në dhjetëra laboratorë sekretë të saj, përpara një lufte të mundshme apokaliptike të tretë botërore.

The Sun thotë se ka të paktën 50 laboratorë të fshehtë ne Kine të cilët mendohet se kanë prodhuar “bomba vdekjeprurëse bakteresh”, kanë grumbulluar patogjenë vrastarë si Antraksi e madje kanë tentuar të kthejnë në armë koronaviruset.

Frika mbi atë çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura në biolaboratorët-hije kineze vjen në një kohë kur janë shtuar sërish zërat se koronavirusi që ka pushtuar botën, mund të ketë dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në Vuhan. Pekini e ka mohuar me forcë një gjë të tillë.

Kjo drojë shfaqet njekohesisht pas dokumenteve të siguruara nga SHBA, sic thotë the Sun, të cilat tregojnë se krerët e Ushtrisë Clirimtare të Popullit besojnë se betejat e se ardhmes, do të zhvillohen me armë biologjike.

Top Channel