FOTOT/ Vranë babain se s’ishte dakord me lidhjen, çifti i adoleshentëve ‘vrasës’ bëjnë rrëfimin tronditës nga arratia: Kemi 3 ditë që…

11/06/2021 11:01

Një video e lëshuar nga autoritetet e Las Vegasit, me protagonist një 18-vjeçar dhe të dashurën e tij 16-vjeçare, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të këtij të fundit dhe përpjekjen për të copëtuar trupin e tij, ka shkaktuar neveri.

Video e zbuluar nga policia tregon dy fëmijët, Aaron Guerrero dhe Sierra Halseth, duke qeshur dhe duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen. Sipas medieve të huaja, video u xhirua ndërsa çifti ishte ende duke u fshehur nga autoritetet, tre ditë pas vrasjes së Daniel Halchet në shtëpinë e tij prillin e kaluar.

“Mirësevini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tretë pasi kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta.

“Mos e thuaj këtë para kamerës”, thotë Halseth, e cila po argëtohet me guximin e të dashurit të saj përtë thënë të vërtetën para kameras. “Ia vlejti”, shtoi ai dhe e ledhaton atë me butësi, para se të dy të shpërthenin të dy në të qeshura.

Në video, dy adoleshentët shihen të shtrirë në një thes gjumi brenda një skene. Në një moment, i riu shtiret sikur po e mbyst vajzën, më pas fillojnë të qeshin me të mdhe.

Skena është e tmerrshme, pasi dyshohet se këta dy të rinj kanë vrarë babin e vajzës, sepse ai ishte kundër lidhjes së tyre. Më pas policia arrestoi adoleshentët në Salt Lake, Utah, gjashtë ditë, pasi trupi i djegur i Daniel Halchet u gjet në rrënojat e shtëpisë së tij.

Policia beson se të dashuruarit adoleshentë i vunë flakën për të fshirë gjurmët e tyre pas vrasjes, pasi më parë ishin përpjekur të copëtonin trupin e 45-vjeçarit me një sharrë elektrike me zinxhir. Nuk është e qartë nëse dy të rinjtë e vegjël e kanë ngarkuar ndonjëherë videon në mediat sociale apo ajo thjesht është gjetur në celularët e tyre.

Prokurori, Christopher Hammer përjashtoi mundësinë që 18-vjeçari të dënohej me vdekje, si dhe mosha e vajzës 16-vjeçare të viktimës, nuk lejon një gjë të tillë.

Nëna e Guerrero u tha autoriteteve se djali i saj dhe Sierra Halchet ishin në njohje që nga qershori deri në dhjetor të vitit të kaluar. Por këtë vit prindërit e tyre vendosën të ndalojnë dy fëmijët të takohen, sepse ata mësuan se po planifikonin të iknin së bashku dhe të shkonin në Los Angeles.

Provat kundër dy të rinjve janë mbizotëruese pasi, përveç rrëfimit të tyre rrëqethës në video, ka materiale nga kamerat e sigurisë së dyqanit që i tregon ata duke blerë sharra, doreza dhe zbardhues, prova këto që janë gjetur në shtëpinë e viktimës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel