Tragjedi në Indi/ Tmerrohen banorët, i shemben banesat para syve. Vdesin 11 persona, mes tyre 8 fëmijë (Pamjet)

10/06/2021 12:25

Të paktën 11 persona, përfshirë tetë fëmijë, kanë mbetur të vdekur pasi u shemb një ndërtesë banimi në qytetin perëndimor indian të Mumbait.

Shkak për këtë tragjedi mendohet të jenë reshjet e mëdha të shira që kanë rënë në qytet.

Vijojnë ende kërkimet për të shpëtuar persona që kanë mbetur të bllokuar në mbeturinat në zonën e Malad, thonë zyrtarët.

Shembjet e ndërtesave nuk janë të rralla në Indi, veçanërisht gjatë sezonit të musoneve.

Zyrtarët thanë se ata kanë evakuuar ndërtesa të tjera të shkatërruara në zonë pasi reshjet e mëdha të shiut ka të ngjarë të vazhdojnë në ditët në vijim. Qyteti është vënë në gatishmëri të lartë sepse shirat po shkaktojnë përmbytje në disa zona.

Dëshmitarët okularë thanë se ndërtesa dykatëshe u shemb mbi strukturat më të vogla ngjitur me të.

“Incidenti ndodhi rreth orës 10:15 të mëngjesit. Unë dola pasi dy persona na kërkuan të largoheshim nga ndërtesa. Ndërsa po nxitoja jashtë, pashë tre ndërtesa, që u shkatërruan pranë ndërtesës sonë”, tha një banor vendas për “Mumbai Mirror”.

Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për të nxjerrë personat që kanë mbetur nën rrënoja.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel