Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Të paktën 12 persona janë vrarë, kur një bazë ushtarake në Somali u sulmua nga anëtarët e grupit xhihadist Shebab.
Anëtarët e grupit xhihadist të armatosur me armë të rënda sulmuan bazën, afër qytetit të Baidoa, tha Mahad Ali, një oficer i forcave të armatosura Somaleze, në Agjencinë Gjermane.
Banorët në Baidoa raportuan se kishin dëgjuar shpërthime dhe shkëmbime zjarri për orë të tëra.
Një njësi e ushtrisë etiopiane, e cila është pjesë e misionit të Bashkimit Afrikan në Somali, nxituan për të mbështetur ushtarët somalezë dhe përfundimisht sulmi xhihadist u zmbraps, sipas Mahad Ali.
Al-Shebab mori përgjegjësinë për sulmin në stacionin radio Andalus.
Somalia po përballet me një krizë të thellë politike dhe përplasjet kanë shpërthyer midis fraksioneve politike rivale për shtyrjen e zgjedhjeve.
Sipas vlerësimeve të KB, midis 60,000 dhe 100,000 njerëz në kryeqytetin, Mogadishu, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga 25 Prill për shkak të dhunës dhe një klime frike.
Shebab po përfiton nga kriza politike dhe po përpiqet të nxjerrë përfitime territoriale duke përshkallëzuar sulmet e saj ndaj vendit në Bririn e Afrikës.
Top Channel