Punonjësit e qeverisë federale në ShBA nuk janë të detyruar të bëjnë vaksinën kundër COVID-19 para se të ktehen në zyrë, sipas udhëzimeve të administratës Biden të publikuara të enjten.
Udhëzimi thotë që agjencitë federale duhet të bazojnë planet e tyre për rihapje mbi përqindjen e punonjësve që janë vaksinuar, por shton se zbulimi i statusit të vaksinimit bëhet në baza vullnetare.
Udhëzimi u kërkon agjencive të krijojn lehtësira për disa punonjës, përfshirë punën nga shtëpia dhe angazhimin jashtë orarit të rregullt të punës.
Rreth 60 për qind e 4 milionë punonjësve federalë kanë punuar nga shtëpia gjatë pandemisë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Agjencive u kërkohet që deri në javën e ardhshme të paraqesin planet e tyre për rihapje, ndërsa ato duhet të jenë të gatshme për zbatimin e planit deri më 19 korrik.
Sipas udhëzimit, “mënyra e funksionimit të agjencive pas pandemisë mund të ketë ndryshime domethënëse krahasuar me gjendjen para-pandemike”./VOA/
Top Channel