Një objekt në ndërtim në qytetin e Vlorës ka pësuar dëme materiale pasi dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” ndërsa objekti i ndërtimit, në të cilin janë ndërprerë punimet prej vitesh është në pronësi të një personi të identifikuar me inicialet D.K.
“Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
Top Channel