11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu shkruan se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta dhe pa u ndalur, për të bërë të mundur arritjen e objektivit, atë të kryerjes së 1 milionë vaksinave brenda muajit qershor.

“Mbi 40,000 arsimtarë janë vaksinuar, nga të cilët 11 mijë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.
Me 823,053 vaksinime të kryera deri tani në të gjithë vendin, vijojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion vaksinime brenda qershorit #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan ministrja.

Ditën e sotme janë kryer 6.497 vaksinime, ndërsa që prej fillimit të këtij procesi janë kryer 823.053 vaksinime në total.

Situata epidemiologjike në vend vijon të mbetet e qëndrueshme, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19, ndërsa sërish nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel