Dënohet me burg qytetari që goditi me shuplakë Macronin

10/06/2021 18:57

Shtetasi francez, Damien Tarel, i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, u dënua me katër muaj burgim.

Dënimi u shqiptua të enjten në një gjykatë në qytetin Valence, dy ditë pas incidentit.

Macron po takonte qytetarët gjatë vizitës në një qytet në jug të Francës, kur u godit nga 28-vjeçari.

Tarel u përball me akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik – vepër kjo që bart dënimin maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.

Tarel e përshrkoi veten si simpatizant të krahut të djathtë.

Ai tha në gjykatë se sulmi ishte impulsiv dhe i nxitur nga besimi i tij se Macron “përfaqëson rënien e vendit tonë”.

Një video që është bërë tashmë virale duket se një burrë me bluzë jeshile të veshur me syze dhe një maskë në fytyrë për mbrojtjen nga Covid, dëgjohet teksa thërret “poshtë Macronia!” dhe më pas e gjuan në fytyrë.

Roja i sigurisë së Presidentit ndërhyri shpejt për të kapur protestuesin dhe për ta dërguar në një distancë larg Macron për momentin, e më pas në komisariat.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel