“Ujë me orar” edhe Gjermania? Autoritetet: Po na mbarojnë rezervat ujore!

09/06/2021 18:11

Pakësimi i rezervave ujore i ka shqetësuar autoritetet gjermane. edhe pse Gjermania është në përgjithësi vend i pasur me ujëra, në disa rajone uji po bëhet më i kursyer për shkak të ndryshimit të klimës.

Ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze tha se është e domosdoshme që rajonet e pasura me ujë dhe ato të varfëra të kenë shpërndarje të barabartë.

Në strategjinë kombëtare për rezervat ujore ministrja Schulze kërkon ngritjen e një infrastrukture masive të ujërave. Për këtë duhen dhënë në dhjetë vitet e ardhshme nga 100 milionë euro çdo vit, pra gjithsej një miliardë euro. “Ndryshimi i klimës përbën sfidë gjigande për ekonominë ujore dhe për të gjithë përdoruesit e tij“, thuhet në projekt.

Verat do të jenë më të nxehta dhe më të thata. Reshjet e shiut do të shpeshtohen, kurse të borës do të rrallohen“. Tre vitet e thata njëra pas tjetrës, arritën ta bënin të ndihej kjo gjë dhe pritet që edhe në vitet e ardhshme kjo të vazhdojë. Problemi tjetër është sfida e rëndimit të lumenjve dhe liqeneve me përmbajtje nitrati dhe fosfori. Përveç kësaj shqetësim përbëjnë edhe pjesëzat e plastikës në ujëra si dhe mbeturinat e medikamenteve.

Çështja shkon deri aty sa ministria nënvizoi hierarkinë që duhet krijuar për përdorimin e ujit. Prioriteti kryesor sipas saj ka të bëjë me furnizimin e njerëzve me ujë të pijshëm, dhe ujë për gatimin e larjen.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA