Një grua nga Afrika e Jugut sjell në jetë 10 foshnje

09/06/2021 08:49

Një grua 37-vjeçare nga Afrika e Jugut ka thyer rekordin botëror ‘Guinness’ duke lindur dhjetë foshnje.

Faqja e lajmeve ‘IOL’ raportoi se 37-vjeçarja Gosiame Thamara Sithole, banore e qytezës Tembisa në Johannesburg, solli në jetë shtatë djem dhe tre vajza përmes operacionit cezarian në një spital në Pretoria.

Teboho Tsotetsi tha se gruaja e tij po ashtu kishte binjakë të moshës 6-vjeçare. Ai tha se është i lumtur dhe emocional për këto lajme.

Raportet më parë treguan se Sithole ishte në pritje të tetë foshnjave, por dy me sa duket e humbën skanimin sepse kishin hyrë brenda tubit të gabuar.

“Jam e tronditur nga shtatzënia ime. Në fillim ishte e vështirë. Isha e sëmurë. Ishte e vështirë për mua. Akoma është e vështirë, por tani jam mësuar. Nuk e ndiej më dhimbjen, por akoma është pak e vështirë. Thjesht lutem që Zoti të më ndihmojë të lind të gjithë fëijët e mi të gjallë. Do të isha e kënaqur për këtë”, u tha Sithole më parë gazetarëve.

Në muajin maj, një grua nga Mali solli në jetë nëntë foshnje në Marok, duke thyer rekordin e mbajtur nga amerikania Nadya Suleman, e cila në vitin 2009 lindi tetë foshnje.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA