Rrugë në kthyera në lumenj e sheshe të shndërruara në liqene: një bombë ujë u përplas brenda pak orësh në Romë, thonë mediat vendase, duke bërë që rrjetet sociale të mbushen me pamje apokaliptike.

Foto e filmime mbërrinin nga çdo cep i qytetit, nga qendra në periferi, dhe polemikat nuk vonuan në shpërthenin. Janë pikërisht ato pamje të cilat kryebashkiakja Virginia Raggi i kritikonte kur ishte në opozitë, thotë La Repubblica.

Po vazhduam kështu, do të bëhemi si Venecia”, ishte batuta e kandidatit demokrat për zgjedhjet lokale të 20 qershorit, Roberto Gualtieri, teksa nga Raggi kerkohen veprime konkrete. Lideri i Liegës, Matteo Salvini shprehu në Facebook të gjithë solidaritetin e tij me qytetarët e Romës.

Situata e krijuar çoi në përmbytjen e një çerdheje, ku u desh ndërhyrja e skuadrave zjarrfikëse për të ndihmuar 40 fëmijë dhe 6 të rritur që e kishin të pamundur të dilnin vete prej andej.

Një tjetër kandidat për kryebashkiak, lideri i lëvizjes Azione, Carlo Calenda shkroi në rrjetet sociale: “Romë, sot bie shi, nesër bëni gati gomonet”!

FOTO GALERI
2/10

Top Channel