Vranë djalin se ishte beqar/ “Asnjë ndjenjë faji”, rrëfimi horror i prindërve: Kemi vrarë edhe vajzën dhe dhëndrin!

08/06/2021 11:34

Një çift te moshuarish ne Iran, te akuzuar se droguan, theren me thike dhe me pas copëtuan trupin e djalit te tyre në një vrasje për nder sic e quajnë ata, bënë rrëfimin e papritur tmerrues se në të njëjtën mënyrë kishin vrarë edhe vajzën dhe dhëndrin.

Akbar dhe Iran Khorramdin, 81 dhe 74 vjeç u arrestuan tre javë më parë në Teheran nën dyshimin se kishin vrarë djalin e tyre regjisor, Babak, trupi i të cilit u gjet i bere copash në një kosh mbeturinash pranë shtëpisë së tyre. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, çifti i horrorit pohoi se e kishin hequr qafe të birin 47 vjecar pasi kishte mbetur i pamartuar. Ndërkohë thanë se po kështu kishin vrarë dhëndrin Faramarz dhe vajzën Arezou disa vite më parë, sepse sipas tyre, kishin sjellje imorale.

“Nuk ndiej asnjë peshë në ndërgjegjen time për këto vrasje, asnjë ndjenjë faji. I vrava sepse ishin korruptuar moralisht”, tha babai gjatë një seance paraprake në gjykatë. E ëma e regjisorit i mbështeti fjalët e bashkëshortit dhe shtoi: “I planifikuam bashkë vrasjet. Im shoq e tha i pari dhe unë dakord me të. Kemi vuajtur shumë për shkakun e tyre”.

Policia ende po i heton krimet sipas portalit Iranian Tasnim. Për vrasjen e fëmijëve, prindërit mund të marrin deri në 10 vjet burg sipas interpretimit që i bën Irani ligjit islamik e që në raste të tillë, parashikon dënime më të lehta. Por ata mund të dënohen me burgim të përjetshëm nga ana tjetër, për vrasjen e dhëndrit të tyre.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA