Aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet e Bashkisë së Tiranës, nisën në 7 qershor, pra me fillimin e javës dhe mbyllen të premten, në 11 qershor.

12 mijë fëmijë frekuentojnë 36 çerdhe, 45 kopshte urbane dhe 50 kopshte në Tiranën rurale.

Mosha është nga 6 muajsh deri në 6 vjeç.

Kjo është çerdhja numër 1 në Tiranë.

Rozeta Hoxhallari, Drejtoreshë, Çerdhja 1, Tiranë: Ka një fluks shumë të madh aplikimesh. Këtu lirohen vetëm 70 vende, ndërkohë që kërkesa vetëm këto dy ditë ka patur gati 100.

Zhaneta Beqiri, Drejtoreshë, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve, Tiranë: Përparësi kanë kategori fëmijësh dhe familjesh në nevojë, kur prindërit janë të dy në punë etj. Pandemia ishte për ne të rriturit. Frekuentimi në kopshte dhe çerdhe ka qenë i njëjtë gjatë gjithë pandemisë. Stafet tona janë të gjithë të vaksinuara.

“Regjistroj djalin, 18 muajsh. Çerdhja ofron kushte optimale, si në staf edhe regjim ushqimor. E kemi të sigurtë fëmijën këtu.
Unë erdha të plotësoj dokumentacionin e kërkuar nga dje.
Ku ka si shteti”, shprehen prindërit.

Juli Ristani

Top Channel