“Dy luanë drejt Venecias”/ Filmi më i ri, shfaqja çdo ditë tek amfiteatri i Tiranës

08/06/2021 20:10

Dy Luanë drejt Venecias, filmi me metrazh të gjatë i regjisorit Jonid Jorgji sapo ka patur premierën mbrëmjen e së hënës në Amfiteatrin e Liqenit.

Tashmë po shfaqet për të gjithë publikun. Filmi erdhi pas një rrugëtimi të gjatë, tre vite pasi ka filluar kohën e xhirimit, kjo dhe për shkak të pandemisë. Regjisori Jonid Jorgji ja ka kushtuar këtë film mentori të tij artistik dhe pedagogut të tij Gjergj Xhuvani.

Unë vij mbas disa filmave të shkurtët dhe shumë dokumentarëve dhe shumë emisioneve televiziv. Ky ishte filmi i parë i gjatë. Kisha emocion më të veçantë, sepse filmi i gjatë është njëlloj fëmije më vete, kështu që ky ishte filmi i parë i gjatë. Kishe emocion më të veçantë, sepse filmi i gjatë është si njëlloj fëmije në vetvete. Mu bë shumë qejfi që ishte mbushur amfiteatri dje, që pati duartrokitje dhe filmi u pëlqye.Patjetër që ka të bëjë dhe kjo mbyllja që filmi pati dhe më tepër hov”, tha Jonid Jorgji.

Filmi flet për aventurën e dy kineastëve shqiptarë, rrugës për në festivalin e Venecias, ku takojnë papritur në udhëtimin e tyre dy aktore italiane të filmave për të rritur. Këtu përplasen botëkuptime të ndryshme, që sjellin të papritura.

Pse menduat të ndërthurni këto dy botë kaq të ndryshme brenda një filmi, apo sepse vetëm ky do ishte çelësi për një tragji-komizëm të vërtetë?

Nuk u nisa për të bërë një formulë të caktuar, apo për të ndërthurur dy zhanre, dramë ose komedi bashkë. U nisa për të treguar një histori që më erdhi në vëmendje atë moment, e cila në vetvete kishte dhe dramën, kishte dhe komedinë dhe ishte një zhaner në lëvizje, një ‘road movie’.

Ku është xhiruar filmi?

Në Shqipëri një pjesë e mirë, ne Bashkinë e Tiranës dhe në rrethina. Është xhiruar një pjesë e vogël në Itali dhe të gjitha lokacionet kaqë qenë shumë dashamirësë për ta ndihmuar realizmin e këtij filmi.

Besoj të gjithë mund ta shohin filmin?

Nga sot filmi shfaqet tek Amfiteatri i Tiranës, nga ora shtatë mbasdite deri në orën 11. Ka dy orare.

Top Channel