Në një ese keqardhjeje për neglizhimin e gjatë të masakrës racore në Tsula, aktori amerikan fitues Oskari, Tom Hanks thotë mes të tjerash “arsimuesit dhe administratorët e bardhë të shkollave” në SHBA kanë “eliminuar prej kohësh çështjen delikate nga tematika, duke vendosur ndjenjat e bardha përpara eksperiencës së njerëzve me ngjyrë – ose në këtë rast, përpara jetës së tyre”.
Mes ndërgjegjësimit kombëtar për racizmin sistematik, kësaj jave në SHBA u kryen një seri eventesh në kujtim të 100-vjetorit të masakrës famëkeqe nga turmat e bardha në qytetin e Oklahoma në 1921. Rreth 300 njerëz u vranë në zonën afro-amerikane të banimit Greenwood, e cila më pas u dogj.
Presidenti Joe Biden vizitoi javës që shkoi Tulsa duke dhënë një fjalim emocional, ku mes audiencës ishin dhe tre të mbijetuar të masakrës.
“Prej kohësh masakra është pasqyruar vetëm në dritë të zbehtë, por tashmë historia juaj do të shfaqet e plotë”, tha mes të tjerash Biden.
65 vjeçari Hanks, njihet për rolet e tij në filmat historikë si “Saving Private Ryan” apo si regjizor në filmin “Band of Brothers and The Pacific”.
Duke e quajtur veten “një historian amator që flet shumë nëpër darka shoqërore”, Hanks shkruan se në katër vitet që ka studiuar historinë e SHBA, nuk ka hasur detaje për eksperiencën afro-amerikane.
“Shumica e librave janë vetëm për historinë e bardhë dhe të popullit të bardhë. Vetëm pak figura zezake si Frederick Douglass, Harriet Tubman, e Reverend Martin Luther King Jr ishin ata që arritën diçka, megjithë skllavërinë, segregacionin e padrejtësitë institucionale të shoqërisë amerikane”.
“Asnjë herë në librat e shkollës nuk kam lexuar sesi në vitin 1921, në rrugën e quajtur Black Wall Street (Rruga e Murit të Zi), vrau rreth 300 afro-amerikanë dhe dëboi mijëra të tjerë prej tyre që jetonin në Tulsa, Oklahoma”, shkruan Hanks.
Top Channel