Në zgjedhjet më të përgjakshme të botës, koka të prera hidhen si kërcënim në qendrat e votimit (fotot)

07/06/2021 21:03

Një kokë e prerë njeriu është lëshuar brenda një qendre votimi në Meksikë ndërsa aty pranë u gjet një qese me pjesë trupore njeriu, përfshi dhe duar.

Sulmues lëshuan me granata të shtunën dhe dhjetra njerëz u vranë në zgjedhjet e mesit të mandatit dje ne Meksike, që njihen si më të përgjakurat në botë.

Grupi i analistëve të sigurisë Etellekt thotë se në ditët e zgjedhjeve në Meksikë, 97 politikanë janë vrarë dhe 935 janë sulmuar, në dhunën që i atribuohet sindikatave të krimit dhe karteleve të drogës.

Të shtunë që kaloi, pesë vullnetarë të zgjedhjeve u vranë në një pritë, teksa transportonin materiale zgjedhore.

Ndërsa një punonjës qeveritar i komisionit të zgjedhjeve u qëllua për vdekje në Taxcala pranë kryeqytetit Mexico City.

Një granatë që nuk shpërtheu u lëshua në një pikë votimi, ndërsa njerëz të armatosur vodhën materiale zgjedhore nga një pikë në Sinaloa.

Tridhjetë kandidatë ishin vrarë më herët gjatë fushatës, shkruan e përditshmja britanike ‘Sun’.

Të gjithë viktimat konkurronin për 20,000 postet lokale për kryebashkiak ose anëtarë të këshillave në 30 shtetet e vendit.

Në shtetin Guanajuato, më i dhunshmi në Meksikë, një grua që u regjistrua si kandidate pas vrasjes së nënës së saj, fitoi shumicën dërrmuese të votave në qytezën e Moroleon.

Teksa njerëzit mbanin radhën për të votuar në zonën Terrazas del Valle në Tijuana, një burrë lëshoi dje në mëngjes një kuti me një kokë të prerë njeriu brenda.

I dyshuari u largua dhe po ndiqet nga policia.

Në lojë ishin 500 vende në Kongresin e vendit dhe ato të 15 guvernatorëve të shteteve, që do të zgjidheshin nga 93.5 milionë votues meksikanë.

Presidenti i vendit Andrés Manuel López Obrador duket se po ruan kontrollin me koalicionin e tij, me disa humbje nga maxhoranca e plotë që kishte në Kongres.

FOTO GALERI
5/9
Hetues ne vendin e sulmit ndaj grupit te kandidatit Guillermo Valencia, ne Morelia, Michoacan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA