Milano/ Harrohet mirësjellja, sherr “gjigant” në mes të sheshit me shishe e karrige (FOTO)

07/06/2021 15:45

Mirësjellja dhe respekti për tjetrin ishin gjëja e fundit në mendjen e grupit të madh të të rinjve që u përplasën ashpër në mes Milanos, duke shokuar njerëzit përreth.

Autorët, një pjesë e të cilëve të mitur, janë rrahur me karrige e kanë përdorur dhe shishe të thyera në episodin tronditës, pamjet e të cilit përfunduan online. Sherri i radhës në Milano, thonë mediat italiane që nuk harrojnë të përmendin sesi ky episod në zemër të qytetit ka tmerruar turistë dhe familje që dalin aty për të shëtitur. Disa prej protagonistëve të përleshjes kanë përfunduar në urgjencë.

Karabinierët denoncuan tetë prej të rinjve që janë të moshave nga 20 deri në 22 vjeç, të gjitha nga province e Monzas dhe Brianzas. Për forcat e rendit, ky ka qenë një tjetër moment i vështirë kur nga ana e tyre u kërkua një angazhim i shtuar. Komuna, nga ana e saj, ka nxjerrë nëpër rruge dhe tre patrulla të tjera policore si dhe 10 “kontrollorë të rrugës”, sic i quan ajo, që janë pjesë e një projekti eksperimental të nisur së fundi në rajon. Vera nuk ka nisur ende dhe sherret e dhunshme në Milano po shtohet frikshëm, duke treguar kështu një trend në rritje të dhunës, shkruan shtypi vendas.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA