Maturantët testohen në gjuhë-letërsi/ Pyetjet më të vështira tek letërsia. Testi i provimit doli para kohe

07/06/2021 15:18

Me një diferencë katër ditore nga njëri provim në tjetrin vijon sezoni i maturës shtetërore. Provimi i dytë që po zhvillojnë 34 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë është ai i gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Nga ora 10 e kësaj të hëne gjyshja Fedarete Agolli po pret prej 2 orësh e 30 min mbesën e saj të përfundojë provimin.
Krisela Prendi e cila ka qenë vetë maturante vitin e kaluar është në ankth se si do të dal shoqja e saj e ngushtë.

Por maturantët me fytyrat e qeshura teksa dalin nga shkolla pohojnë se testi ishte më i lehtë nga çfarë parashikonin.
Megjithatë nuk kanë munguar pyetjet konfuze ku të rinjtë kanë dhënë përgjigje të ndryshme.

Edhe pse në rregulloren e maturës është përcaktuar ndjekja penale për personat e tretë që publikojnë testin gjatë kohës së provimit, kjo nuk i pengoi ata që të nxirrnin tezat e gjuhës shqipe dhe letërsisë në rrjete sociale. Ndricim Mehmeti, eksperti i arsimit ka denoncuar se ‘tradita’ e daljes së testeve vazhdon, ai shkruan se testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë ka marr rrugët nga shkollat në tryezat e kafeneve për zgjidhje dhe dorëzim përgjigjesh në kohën e duhur.

Maturantët kanë edhe dy provimet e fundit për të përmbyllur gjimnazin, në 11 qershor do të testohen për matematikën ndërsa në 15 qershor për lëndën me zgjedhje, ku ndër të tjera nxënësit duhet të zbatojnë masat anticovid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA