Një 37-vjeçare është proceduar penalisht, pasi ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, ndërsa bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
“Më datë 06.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. Ç., 37 vjeçe, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel