FOTOT/ Ngordh shimpanzeja më e vjetër në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut

07/06/2021 11:06

Shimpanzeja më e vjetër mashkull në kopshtet zoologjike të Amerikës së Veriut ka ngordhur në kopshtin zoologjik të San Francisko në moshën 63-vjeç.

Një shimpanze me emrin Cobby u trajnua për shfaqje para se të mbërrinte në Kopshtin Zoologjik në vitet 1960.

Cobby ishte i sëmurë kohët e fundit, dhe zyrtarët e kopshtit zoologjik besojnë se ai ngordhi nga pleqëria, raporton AP.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka përfshirë shimpanzetë në listën e specieve të rrezikuara.

Shimpanzetë konsiderohen primatët me rrezik më të lartë në Afrikë për shkak të gjuetisë, humbjes së habitatit dhe sëmundjeve infektive.

FOTO GALERI
6/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA