(FOTO) 3-vjeçarja vdes në makinë nga asfiksimi, e ëma e harroi dhe shkoi ‘të kujdesej’ për kanabisin!

07/06/2021 12:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një vajzë vetëm tre vjeçe ka ndërruar jetë në makinë pasi është harruar nga nëna e saj.

Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe, harroi të voglën në makinë dhe u largua ‘të kujdesej’ për kanabisin që kishte mbjellë brenda banesës! Ndërsa orët kalonin, temperatura brenda mjetit rritej dhe vajza, Jessica Campos, ndërroi jetë.

Dyert dhe dritaret e makinës ishin të mbyllura dhe fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e nxehtësisë, sipas të dhënave të policisë.

“Është një tragjedi. Ne duhet të kemi parasysh se temperaturat në këtë periudhë janë shumë të larta sidomos në një makinë të mbyllur” tha zëdhënësi i policisë.

Një oficer policie ishte ai që pa vajzën në makinë pas një kontrolli rutinë. Xhesika u transportua me ambulancë në një spital por mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Nëna e saj Mojica Dominguez, 28 vjeç, është arrestuar dhe do të përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se katër fëmijë të tjerë, përfshirë dy foshnje, u gjendën në rezidencën ku ishte mbjellë kanabis.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA