Një 58-vjeçar, me detyrë punonjës i SHPSF (Shërbimi privat i sigurisë fizike), është vënë nën prangat e policisë për shpërdorim detyre.
Policia njofton se shtetasi N.A., ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash, të kryera nga persona ende të paidentifikuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes.
Top Channel