Marrëdhënien diplomatike mes vendin tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë, analisti Genc Burimi e cilëson si “problematike për rrugëtimin drejt BE-së”.
Sipas Burimit, Evropa e sheh sot Shqipërinë si një koloni amerikane, që kontrollohet nga Amerika.
“Shqipëria në Amsterdam, në Paris, ka imazhin e një kolonie amerikane. Ku thotë jam unë që merrem me Shqipërinë, asnjë nuk fut hundët.
Sot Amerika do në Shqipëri stabilitet, nuk i bëhet vonë për demokraci. Shqipëria ka një vlerë strategjike, ushtarake, për SHBA-në”, thotë Burimi, në një lidhje direkte nga Parisi, për “Top Talk”.
Më tej, analisti kritikon shpalljen e Sali Berishës, “i padëshiruar” nga SHBA dhe veprimet e ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
“Sot, Rama dhe SHBA, në vend që të qetësojnë gjakrat shkojnë dhe merren me Berishën, merren me Metën. Të presin, të hapin negociatat dhe pastaj të hapën luftë. Të gjithë e dinë që sot vendi është i korruptuar, edhe pse nuk është më në fuqi Berisha. Evropianët duan kumbar të sotëm, jo të para 30 viteve.
Kjo është, të tallesh me taksapaguesin evropian, ku i thotë më fut në Evropë, me këtë nivel korrupsioni.
Shteti i Kim ka vënë në listë të zezë Berishën. Nga ana tjetër, shkon Kim dhe takon ata që do të gjykojnë zotin Berisha. A nuk është konflikt interesi ky?!”
Top Channel