Atdheu i jep fund romancës me Sarën, hedh thumba për Andin: I kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla

07/06/2021 10:24

Atdheu ka zbuluar se është ndarë nga Sara dhe ka hedhur thumba të drejtpërdrejtë për Andin, me të cilin ka pasur marrëdhënie tepër të ngushta.

Ish-konkurrenti nuk ka shkruar se për kë bëhet fjalë, por kuptohet se i ka prishur marrëdhëniet me Andin, i cili ka postuar fotografi me vëllain e tij dhe Sarën.

Me anë të një postimi në Instagram, shkruan: “Sqarim për publikun, se më kanë ardhur shumë mesazhe. Ndjesë për vonesën po kam pas disa probleme personale siç e keni pa, e keni kuptu dhe vet. Ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetet dhe vazhdoni të na mbështesni. Mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë do t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë, po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë ju, faleminderit Zotit me disa nga personazhet e “Për’puthen” që ka ngel respekti dhe dashura në mes. E dinë ata se kush janë. Por që do i bëj publik avash avash. Natën e mirë, ju rujt Zoti”.

Ndërsa më pas, ai ka postuar edhe një listë me emrat që mban shoqëri akoma dhe se janë personat që do ketë respekt gjithmonë për ta.

“Ana Lleshi, Murat, Rinian Leka, Aristela Leka, Princi, Ledjana Prenga, Loco, Almed Kreku, Ana Kauri, Ervis Kurti, Cindi Loci, Jasmina Kadriu, Fation Kuqari, Shkëlqim Bega, Ervin Koxherri, Alesandro Mehmeti, Kristian Marcinaj, Erlind Kapllani, Arber Aruçi, Juli, Maris Lika, Gelian Rajku, Ani Xhafaj, Tea Trifoni, Sajmo Neziri, Melisa Lleshi, Andi Shehu, Anxhelo Mullaj, Elton Maksuti, Shqipe Hysenaj. Gëzohem që ju njoha, do ta keni respektin gjithmonë nga unë”, shkruan në një tjetër postim Atdheu.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA