Donte të gjuante qenin me pistoletë, nëna nga Teksasi qëllon aksidentalisht djalin. Kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

06/06/2021 18:45

Një nënë nga Hjustoni i Teksasit, ka qëlluar aksidentalisht djalin e saj 5 vjeç, ndërsa po tentonte të qëllonte mbi një qen, që kishte humbur dhe sorollatej nëpër lagjen e banuar.

Policët vunë re se djali i vogël ishte qëlluar nga një plumb në bark, pasi kishte bërë rikoshetë. Nëna e vogëlushit, Angelia Mia Vargas, 24 vjeçe, tani po akuzohet për pakujdesi dhe armëmbajtje pa leje.

Kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi private kanë kapur momentin rrëqethës.

Në videon katër minutëshe shihet pronari i Brunos duke vrapuar pas qenit dhe duke e thirrur: “Bruno eja këtu”. Pak sekonda më pas, dëgjohen tri të shtëna dhe disa persona duke bërtitur.

“Hetuesit mësuan se e ëma e vogëlushit, kishte shkrepur tre plumba nga revolja me kalibër të vogël, duke tentuar të qëllojë qenin që po vraponte nëpër rrugë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e policisë.

Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik, por mediat amerikane raportojnë se pas trajtimit të marrë në spitalin më të afërt, tashmë vogëlushi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel